Një shtetas italian është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në një hotel në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 10:10, viktima, i identifikuar me inicialet G. P., 81 vjeç, është konstatuar i pajetë në ambientet e hotelit ku po qëndronte.
Nga këqyrja e parë e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune apo dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen.
Megjithatë, për të përcaktuar me saktësi shkakun, trupi është dërguar për ekspertizë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrës, e cila pritet të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.






