Tensionet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania duket se nuk kanë të ndalur. Një debat i fortë është zhvilluar mes dy banorëve, Stenaldo dhe Miri, teksa ndodheshin në dhomën e gjumit.
Përplasja mes tyre nisi pasi Stenaldo i përmendi Mirit akuzat që i kishte bërë më herët Rogerti në spektakël, duke e akuzuar për situata që lidhen me pretendime për incest. Kjo solli reagimin e menjëhershëm të këngëtarit, ndërsa debati u shoqërua me tone të larta dhe akuza të ndërsjella.
Pjesë nga debati:
Stenaldo: “A e ka kërkuar tek shpella, ka thënë dua Selinin afër.”
Miri: “Vazhdo. Kena mbyll, kaq ishte, ik tani.”
Stenaldo: “Nuk të përdori dot e u mërzit shumë.”
Miri: “Shih punët e tua, se nuk dua të flas.”
Stenaldo: “Ai ka tru, nuk është pa tru që ta përdorësh ti. Ka mend, e di.”
Miri: “Ti çfarë ke?”
Stenaldo: “Unë kam mendjen time. Je shoqëria e incestit tani, kështu je. Ia ke lejuar vetes këtu brenda. Turp të të vijë.”
Miri: “Shoku i incestit thotë, ik shih punët e tua.”
Debati mes dy banorëve ka shkaktuar reagime edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit e spektaklit kanë komentuar ashpër përplasjen dhe gjuhën e përdorur gjatë diskutimit.






