Paris Saint-Germain ka siguruar një vend në finalen e këtij edicioni të UEFA Champions League, pasi eliminoi Bayern Munich në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 6-5. Ndeshja e kthimit në “Allianz Arena” u mbyll në barazim 1-1, rezultat që i mjaftoi skuadrës franceze për të prerë biletën drejt finales.
Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për ekipin e drejtuar nga Luis Enrique, që gjeti golin që në minutën e 3-të me Ousmane Dembélé, pas një asistimi të saktë nga Khvicha Kvaratskhelia.
Bayern Munich reagoi dhe krijoi disa raste të rrezikshme gjatë pjesës së parë dhe të dytë, por u ndal shpesh nga ndërhyrjet vendimtare të Manuel Neuer, që mbajti në lojë skuadrën gjermane deri në fund.
Në minutat e fundit, Harry Kane arriti të barazonte shifrat në 1-1, por ky gol nuk ishte i mjaftueshëm për bavarezët që të përmbysnin rezultatin e përgjithshëm.
Me këtë sukses, PSG arrin finalen e dytë radhazi në Champions League dhe synon të mbrojë titullin kampion. Në ndeshjen vendimtare, parizienët do të përballen me Arsenalin.
Finalja e madhe do të zhvillohet më 30 qershor, në orën 18:00, në Budapest.






