Avokatja dhe aktivistja e njohur, Adriana Kalaja, ka denoncuar kërcënime me jetë të marra në rrjetet sociale.
Sipas saj, mesazhet kërcënuese janë dërguar përmes një profili të rremë në Facebook me emrin “Klaus Bianconeri”, dhe kanë nisur që prej muajit shkurt.
Mesazhet përmbanin deklarata të rënda që lidhen me jetën e saj, si dhe referenca politike, ku përmendeshin figura të larta të vendit.
Pas kësaj situate, Kalaja ka bërë kallëzim në polici, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin e personit që qëndron pas profilit.






