Guvernatori i Banksë së Shqipërisë Gent Sejko ka bërë me dije se për shkak krizës së krijuar prej pandemisë rreth 20 mijë biznese kanë shtyrë kredinë me mbi 2 miliardë euro.
Gjatë një konference Sejko shtoi se sfidat janë serioze por mund të përballohen.
“Stabiliteti financiar i panegociueshëm për BSH. Sfida e fundit dhe e 5 por jo më pak e rëndësishme është ruajtja e stabilitetit financiar.
Sektori bankar nuk mund ta përballojë i vetëm, krizën. Stabiliteti monetar dhe financiar është i pastabilizueshëm për bankën e Shqipërisë.
Sfidat janë serioze por mund të përballohen. 20 mijë biznese kanë shtyrë kredinë mbi 2 mld euro”, tha ai.






