Organizatori i dasmës së Lionel Messit ka punësuar 300 agjentë që të “pastrojë” rrugët e Rosarios nga lypësit dhe shitësit ambulant.
Gjithçka është gati dhe për ditën e madhe të Lionel Messit dhe shoqes së tij të fëmijërisë, Antonella Roccuzos është menduar deri në detaj.
Fustani i nusërisë është dërguar me një avion të posaçëm dhe nën sigurinë e dy truprojave. Në terren kanë zbarkuar edhe 450 efektivë të policisë argjentinase për t”u siguruar se gjithçka do të shkojë ashtu si duhet.
Të ftuarit janë rreth 250 persona, pjesa më e madhe e tyre futbollistë.












