Dëshira e Kim Kardashian për të pasur shumë fëmijë është e hershme.
Ajo momentalisht ka vetëm dy, por dëshiron që ta shtojë familjen, diçka që doktori nuk ia lejon.
Shëndeti i saj do të ishte në rrezik serioz nëse zgjidhte të lindte edhe një fëmijë, kështu që duhet një zgjidhje për këtë.
Kris Jenner, nëna e saj 61-vjeçare ka surprizuar duke u ofruar si nënë surrogate për fëmijën e vajzës së saj.
Ajo ka shprehur se do të ishte e gatshme ta mbante bebin, pavarësisht moshës.
Vajzat e tjera të familjes e kanë kundështuar, pasi mosha e saj mund t`i ndërlikojë gjërat. Çfarë nuk do të bënte një nënë?!





