Poni ra në sy si vajzë simpatike që në videoklipin e parë, kur këndonte “Dale Dale” dhe solli modën e vajzave të reja që këndonin këngë popullore. Transformimi i saj është bërë vit pas viti dhe pa u ndier aspak. Nuk u shfaq befas me buzë të fryra e hundë të holluar, si shumë kolege të sajat.

Duket  sikur ka qenë përherë ajo që shohim nëpër rrjete sociale, sepse me mediat ajo nuk para afrohet. Ama, po të shohësh një foto të para nëntë viteve, Poni duket si tjetër njeri.Shumë më e sofistikuar dhe elegante.

Dhe nuk është vetëm çështje grimi dhe krehjesh, që me vitet janë përmirësuar për të gjitha vajzat. Edhe përmirësim tiparesh por jo ndryshim rrënjësor.or Poni është treguar e zgjuar.

Ka bërë çdo gjë me masë e kohë dhe është kujdesur që gjatë gjithë këtyre viteve të qëndrojë e distancuar nga media, pa bërë protagonisten e pa u shënjestruar. Ndaj kur thua shihni si ka qenë Poni ca vite të shkuara, nuk habitesh nga ndryshimi. Është i madh, por nuk të lë me gojë hapur.