Prej disa muajsh televizionet shqiptare po bëjnë ndryshime për sezonin e ri televiziv, e mesa duket është TV Klan ai që më së shumti po ndërron prezantuesit e moderatorët.
Ndryshimi i radhës i përket sektorit të lajmeve informative, ku spikerin më të vjetër të këtij televizioni, Reis Çiçon nuk do e shohim më.
Sipas Tiranapost.al Reis do të largohet nga TV Klan kurse vendin e tij do ta zërë Drini Zeqo.
Ky i fundit ka informuar ndjekësit me një postim në Instastory ku shkruan: Këtë sezon do jemi bashkë çdo ditë në orën 19:30.







