Duke reaguar ndaj ligjit të nënshkruar nga presidenti rus Vladimit Putin, që I konsideron mediat e huaja agjentë, zëdhënësja e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini tha nëpërmjet një komunikate se BE-ja ka qëndrim të qartë se legjislacioni ekzistues rus mbi përcaktimin e Organizatave joqeveritare si “agjentë të huaj” dhe gjobat, inspektimet dhe stigmatizimi për organizatat e përcaktuara si të tilla, shtrëngojnë më tej kufizimet për ushtrimin e lirive themelore në Rusi, konsumojnë burimet e pakta të OJQ-ve dhe pengojnë pavarësinë e shoqërisë civile në vend.
Në komunikatë thuhet se ligji mbi ‘agjentët e huaj’, bie ndesh me detyrimet dhe përkushtimin rus ndaj të drejtave të njeriut dhe zgjerimi i fushëveprimit të tij tek mediet e huaja, përveç zbatimit të legjislacionit ekzistues ndaj OJQ-ve ruse, është një kërcënim i mëtejshëm për mediet e lira dhe të pavarura, për qasjen në informacion, dhe një përpjekje tjetër për të tkurrur hapësirën për zëra të pavarur në Rusi”.






