Shqiptarja me nënshtetësi franceze, Enkelejda Zaçe, e cila është arrestuar në Francë pasi dyshohet se kishte furnizuar me armë zjarri autorin e sulmit terroristm me 86 të vdekur në Nicë është liruar ditën e sotme.
Mediat franceze raportojnë se Prokuroria e Parisit e ka apeluar vendimin. Shqiptarja 43 vjeçarem me nënshtetësi franceze, u arrestua më 17 korrik 2017 në Nicë, bashkë me partnerin e saj Artan Henaj nga Fieri, 39 vjeçar, i cili ndodhet ende pas hekurave, shkruan gazeta Shekulli.
Dyshohej se dy shqiptarët në fjalë kanë furnizuar me armë (një pistoletë automatike dhe një kallashnikov) franko-tunisianin Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili kreu masakrën në fjalë. Tetëdhjetë e gjashtë persona mbetën të vdekur dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e masakrës së kryer nga ISIS.






