Finalja spektakolare e Big Brother VIP Kosova ka përmbyllur edicionin e katërt me shpalljen e fituesit pas më shumë se tre muajsh garë intensive brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Pas një rrugëtimi që zgjati mbi 100 ditë dhe u shoqërua me dinamika të shumta, debate dhe momente emocionale, publiku vendosi që çmimi i madh prej 200 mijë eurosh t’i takojë Londrim Mekaj. Ai arriti të fitojë votat vendimtare në natën finale, duke dalë triumfues përballë finalistes tjetër, Elijona Binakaj, e cila u rendit në vendin e dytë.

Shpallja e fituesit u bë në një atmosferë të mbushur me emocione dhe entuziazëm në Klan Arena, ku të pranishmit dhe fansat e spektaklit përjetuan momentin kulmor të këtij edicioni. Londrimi festoi triumfin mes duartrokitjeve dhe një atmosfere festive që shënoi përmbylljen e një prej sezoneve më të ndjekura dhe më të komentuara të formatit në Kosovë.