Ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo duket se e ka tradhtuar të dashurën e tij shtatzënë me një modele të re dhe yll të reality show.

Modelja portugeze, Natacha Rodrigues ka rrëfyer se ka fjetur një natë me fituesin e Topit të Artë në shtëpinë e tij në Madrid, disa muaj pasi kishin shkëmbyer vazhdimisht mesazhe me njëri-tjetrin.

21-vjeçarja ka thënë për ‘The Sun’ se ajo ishte në dijeni që Ronaldo kishte të dashur, por shtoi se mes tyre kishte lindur një miqësi e thellë me besim të ndërsjellë. Ndërkohë, e dashura aktuale e Cristiano Ronaldos, Georgina është në muajin e tetë të shtatzënisë me fëmijën e tyre.







