Angelina Jolie dhe Brad Pitt në shtator të vitit të kaluar njoftuan se nisën proçedurat e divorcit duke lënë pas martesën 12-vjeçare sëbashku nga e cila patën edhe 6 fëmijë, 3 bilogjik dhe 3 të adoptuar. U përfol se arsyeja e braktisjes së Angelinës ishte gjendja e dehur e vazhdueshme e Pitt.

Ata nisën edhe një betejë të gjatë nëpër gjykata për kujdestarinë e fëmijëve, ndërkohë që për muaj me rardhë, Jolie u shpërngul sa në një shtëpi në një tjetër me 6 fëmijët e saj. Por, në fund të tunelit, duket dritë…

‘US Weekly’ shkruan se ata kanë ndërprerë divorcin, dhe prej disa kohësh nuk po ecin aspak përpara me fazta dhe proçedurat e tij. ‘Askush nuk mendon se do ta bëjnë. Nuk do të habiteshim nëse ata do të ktheheshin papritur bashkë. Angelina është ende e dashuruar me Pitt dhe ruan pasionin për të, ndërsa ai ka rreth 6 muaj që konsumon vetëm ujë dhe lëngje frutash që të rregulloj gjërat,’ thotë burimi.

Ndërkohë, Angelina në intervistë për ‘Vanity Fair’ tha se të gjithë po përpiqeshin që të shëronin familjen.