Pak muaj më parë, ndarja e moderatores Neda Balluku nga bashkëshorti i saj, Orgen Balluku, pas një martese që zgjati rreth një dekadë, tërhoqi vëmendje të madhe publike. Orgen Balluku është vëllai i zëvendëskryeministres Belinda Balluku, çka e bëri lajmin edhe më të komentuar.

Mesa duket ndarja mes çiftit nuk ka qenë aspak e qetë. Mësohet se pas përfundimit të procesit të divorcit, Neda Balluku i është drejtuar institucioneve për të kërkuar një urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit të saj.

Historia e tyre nisi në vitin 2010, gjatë edicionit të katërt të “Big Brother Albania”, ku të dy u bënë pjesë e spektaklit si konkurrentë. Lidhja që u krijua brenda shtëpisë u shndërrua shpejt në një nga romancat më të përfolura të asaj kohe dhe kulmoi me martesë në vitin 2015. Nga kjo martesë, çifti ka dy djem, Serzh dhe Zai.

Në reagimin e saj të parë publik pas ndarjes, moderatorja pranoi se marrëdhënia kishte kaluar prej vitesh periudha të vështira dhe se krizat nuk kishin munguar. Ajo zbuloi se një situatë e ngjashme ishte përjetuar edhe në vitin 2020, por atëherë kishin zgjedhur të vazhdonin për hir të familjes.

“Është e vërtetë. Nuk është hera e parë që përballem me këtë situatë. Edhe në vitin 2020 kemi kaluar diçka të ngjashme dhe atëherë ia dolëm. Dëshira ka qenë gjithmonë të ruhej familja, por nëse do të kthehesha pas në kohë, do të veproja sërish njësoj,” u shpreh ajo.