Nëse produksioni e fal Rogerin, atëherë problemi nuk është më Rogerti.
Nga Monika Lubonja
Problemi është Big Brother.
Ky është rasti i dytë. Modeli është i qartë.
Rogerti ka sharë, ka dhunuar emocionalisht Malin — u fal.
Sot fyen, tall dhe poshtëron Sendalon, një njeri të verbër — dhe prapë po përgatitet amnistia.
Kjo nuk është tolerancë.
Kjo është mbrojtje e dhunës morale.
Çfarë po na thoni? Që kush bullizon më fort, kush shkel më ulët, kush godet më të dobëtin, është i paprekshëm?
Që një njeri pa empati vlen më shumë se dinjiteti njerëzor?
Të fyesh një person me aftësi të kufizuara nuk është “fjalë goje”.
Është akt poshtërimi publik.
Është dhunë psikologjike.
Është turp transmetuar live.
Nëse kontratat vlejnë vetëm për ti përdorur për banorët dhe jo për të ndaluar bullizmin, atëherë ky nuk është reality show — është hipokrizi e paketuar si argëtim.
Big Brother sot po zgjedh qartë anën e vet:
jo anën e njeriut,
jo anën e dinjitetit,
por anën e një bullizuesi serial.
Dhe nëse Rogerti nuk ndëshkohet, atëherë çdo fjalë për “vlera”, “respekt” dhe “barazi” është gënjeshtër e ndyrë për audiencën.
Ky Big nuk po edukon.
Ky Big po legjitimon dhunën.
Respekti nuk është opsion.
Bullizmi nuk është argëtim.






