Serialet meksikane kanë qenë ndër vite të preferuarat e shqiptarëve, ndonëse televizionet shqiptare së fundmi janë fokusuar në transmetimin e serialeve turke. Gjithashtu edhe aktorët në përgjithësi janë në dijeni të simpatisë që audience ka për to dhe se në cilat vende ndiqen më shumë.
E fundit që është entuziazmuar nga vëmendja e fansave shqiptarë është edhe aktorja bukuroshe meksikane, Aracely Arambula. Një ndër aktoret më të preferuara e më të paguara në Meksikë, Arambula vijon të jetë pjesë e prodhimeve të rëndësishme televizive, pas shumë kontratave të mbyllura me sukses.
Aracely Arambula ka bërë një falënderim surprizë për të gjithë fansat e saj shqiptarë, pas një videoje të dërguar nga këta të fundit. Seriali “La Dona”, ku aktorja luan rolin e protagonistes, prej pak kohësh po transmetohet edhe në ekranin shqiptar.
Fansat shqiptarë i kanë dërguar Arambula-s një video nga transmetimi i serialit, të cilën ajo e ka postuar duke përshëndetur gjithë publikun shqiptar: “Çfarë lumturie që “La Dona” transmetohet në kaq shumë vende. Kjo video e fansave nga Shqipëria më ka lumturuar. Puna e madhe, ekipi dhe vullneti gjithnjë merr fryte të tilla.”
https://www.instagram.com/aracelyarambula/






