Janë që të dy këngëtarë e asnjëherë nuk janë shfaqur bashkë në ndonjë projekt.

Por data paska qenë e rezervuar sot që Nora Istrefi e Robert Berisha të sjellin këngë bashkë e të realizojnë një super klip krah njëri tjetrit.

Vargjet e këngës sigurisht i flasin dashurisë dhe një lidhjeje romantike, e kënga quhet “S’ka inat”.

“Në dashuri nuk ka inat”, është njëri ndër vargjet e këngës dhe duket sikur çdo fjalë që del nga goja e tyre, dyshja e famshme i ka përjetuar.