Me ardhjen e Sulejman Starovës në drejtim Partizani filloi menjëherë të ndryshojë marsh duke u rikthyer te rezultatet pozitive.

Megjithatë duket se ultrasit e kuq nuk i ka kënaqur kjo zgjedhje e drejtuesve duke e ironizuar afrimin e “Bobit” me një pankartë në shakllët e stadiumit.  “Nuk bëhet ekip fitues nga Facebook i gruas”, shkruajnë tifozët e kuq duke ironizuar kështu Starovën, i cili pak kohë më parë replikoi nga Facebook i bashkëshortes me disa mbështetës të kuq.