Është një nga moderatoret më të njohura shqiptare e ndër më të komentuarat gjithashtu. Prej 5 vitesh ajo drejton emisionin e saj nddërkohë që kohë më parë pushtoi mediat me lajmin e ndarjes nga i dashuri i shumë viteve, biznesmeni Tedi Ngjela.
Duke hapur një kapitull të ri, Floriana Garo nisi një lidhje tjetër me një jurist shqiptar që jeton në Gjenevë. Ata kanë një lidhje 1-vjeçare në distance dhe pak javë më parë deklaruan papritur fejesën.
Burime pranë ‘Who’ shkruajnë se moderatorja do të mbyllë sezonin e fundit të emisionit të saj ‘Jo vetëm modë’ e më pas do të largohet në Gjenevë për të qëndruar afër partnerit. Ajo nuk do t’i shkëpusë tërësisht lidhjet me vendin tonë, por një kapitull i ri e pret në shtetin zviceran./who





