Një mesazh i mbërritur në redaksinë e Publik.al thekson se drejtori i Task Force pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është shkarkuar nga detyra pas një serie denoncimesh dhe raportimesh publike lidhur me mënyrën e funksionimit të këtij strukture.

Sipas informacionit të dërguar në redaksi, raportimet mediatike për situatën në Task Force kanë sjellë reagim të menjëhershëm brenda institucionit, duke çuar në nisjen e verifikimeve të brendshme për aktivitetin e drejtuesit të kësaj strukture gjatë muajve të fundit.

Qytetari shton më tej se gjatë këtyre verifikimeve janë konstatuar një sërë parregullsish dhe shkeljesh administrative që lidhen me periudhën e drejtimit të Task Force nga Arnold Pashollari. Si pasojë, sipas të njëjtit mesazh, është marrë vendimi për shkarkimin e tij nga detyra.

Në mesazh thuhet gjithashtu se pas largimit të Pashollarit, është bërë edhe një emërim i përkohshëm për drejtimin e kësaj strukture. Sipas burimit anonim, në krye të Task Force është komanduar përkohësisht Sonila Rrumbullaku Boga.

Autori i mesazhit shpreh falënderim për raportimin e medias Publik.al mbi këtë çështje, duke theksuar se publikimi i informacionit dhe i pretendimeve për abuzime ka ndihmuar që institucionet të reagojnë dhe të nisin verifikimet përkatëse.

Mesazhi i plotë:

Si jeni? Shpresoj gjithcka sa me mire tek ju dhe familjet tuaja!

Po ju shkruaj per tju falenderuar perzemersisht per gjithcka raportuat rreth situates tone ne menyre korrekte dhe te drejte rastin e drejtorit te Task Forces ne AKUK. Kesaj here fjala jone nepermjet jush ishte teper e forte dhe me aq shume fakte sa te gjithe u vune ne levizje. Ne menyre te menjehershme u ngriten struktura te brenshme per te hetuar te gjithe situaten dhe kutia e pandores u hap njehere e pergjithmone. Petet lakrorit ju hapen dhe doli super zbuluar ai drejtori i famshem qe na sillej sikur na kishte shpirtin ne dore. U vertetuan te gjitha ato abuzime ne Task Force dhe u gjeten plot shkelje te ndryshme per keto 4 muaj pune qe kishte ushtruar Arnold Pashollari. U mor mase e menjehershme per shkarkimin e drejtorit me ne fund. Eshte e patolerueshme qe u jepet disa poste drejtuese disa militanteve apo kalamajve te perkedhelur dhe qe sillen sikur e kan pronen e tyre e te shkelin e flakin kur tu hapet oreksi atyre.

Gjithashtu po te nis edhe nje informacion ekskluziv, pas shkarkimit te menjehersem sot te Arnold Pashollarit, sapo u emerua edhe e komanduara per momentin ne vend te tij, Sonila Rrumbullaku Boga. Verifikojeni nese deshironi

Falenderim pa fund per gjithcka edhe njehere edhe zoti ju ruajt!

Anonim ju lutemi, ju urojme shendet