Kjo shifër është rritur nga piku paraprak i 8.9 trilionë dollarëve në fund të vitit 2017, derisa kjo gjë është thënë të ketë ndodhur për shkak të rritjes së çmimeve të aksioneve.
Banka zvicerane ka thënë se miliarderët kanë pasur periudhë “jashtëzakonisht të mirë” gjatë krizës me sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.
Ajo po ashtu ka thënë se numri i miliarderëve ka arritur një rekord të ri, 2,189 nga 2,158 sa kanë qenë më 2017.
Sipas Bankës, fituesit më të mëdhenj të këtij viti kanë qenë industrialistët, pasuria e të cilëve është rritur për 44 për qind gjatë pandemisë.
Miliarderët e teknologjisë po ashtu janë përballur me periudhë të mirë, meqë pasuria e tyre është rritur për 41 për qind.
UBS ka thënë se për “shkak që koronavirusi ka nxitur kërkesa të reja për mallra dhe shërbime” dhe marrë parasysh distancën fizike, bizneset digjitale kanë shkurtuar periudhën e zhvillimit nga disa vjet në disa muaj.
Miliarderët e fushës së kujdesit shëndetësor po ashtu kanë përfituar, meqë kriza ka vënë në pah kompanitë për prodhim të ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore.
Shefi i Amazonit, Jeff Bezos dhe themeluesi i kompanisë Tesla, Elon Musk – të dy multi-miliarderë – kanë regjistruar rekorde të reja të pasurive të tyre, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të aksioneve të kompanive që drejtojnë.






