Një incident i fortë brenda shtëpisë ka tensionuar situatën mes banorëve, pasi përplasja mes Selina dhe Rogerti ka kaluar nga debatet verbale në një episod fizik që ka alarmuar të gjithë.
Sipas asaj që shihet në pamjet e shpërndara, përplasjet mes dy banorëve kanë qenë të vazhdueshme gjatë ditës, me akuza dhe replika të forta nga të dyja palët. Situata duket se është përshkallëzuar në orët e vona të natës, kur tensioni ka shpërthyer në një veprim të papritur.
Ndërsa Rogerti ndodhej në shtrat, Selina i është afruar krevatit të tij dhe e ka goditur me forcë duke përdorur një objekt që nuk dallohet qartë për shkak të errësirës. Goditja ka shkaktuar reagim të menjëhershëm nga Rogerti, i cili është dëgjuar të bërtasë nga dhimbja, duke zgjuar edhe banorët e tjerë.
Zhurmat dhe tensioni i krijuar kanë alarmuar pjesën tjetër të shtëpisë, ndërsa pamjet e incidentit janë përhapur me shpejtësi edhe jashtë saj. Familjarët e Rogertit kanë reaguar publikisht, duke e cilësuar veprimin të papranueshëm dhe duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga produksioni.
Ata kërkojnë që ndaj Selinës të merren masa disiplinore për incidentin, ndërsa mbetet për t’u parë reagimi zyrtar i produksionit dhe vendimet që do të pasojnë pas këtij episodi që ka trazuar situatën mes banorëve.






