Njoftimi i rëndësishëm për qytetarët

Portali shtetëror i shërbimeve online, e-Albania, do të ndërpresë përkohësisht funksionimin për disa ditë, duke ndikuar drejtpërdrejt në aksesin e qytetarëve në shërbimet elektronike.

Sipas njoftimit zyrtar, platforma do të dalë jashtë funksionit duke nisur nga mbrëmja e 15 majit, në orën 22:00, deri në mëngjesin e 18 majit, në orën 08:00. Gjatë kësaj periudhe, nuk do të jetë e mundur të përdoren asnjë prej shërbimeve online që ofron portali.

Ky ndërprerje lidhet me një proces të planifikuar përditësimi dhe optimizimi teknik, i cili synon përmirësimin e infrastrukturës teknologjike dhe rritjen e performancës së shërbimeve publike digjitale.

Autoritetet bëjnë me dije se ndërhyrja është e nevojshme për të garantuar një funksionim më të qëndrueshëm dhe më efikas të platformës në vijim, ndërsa u kërkojnë qytetarëve mirëkuptim për shqetësimet e përkohshme që mund të shkaktohen.

NJOFTIMI

Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së shërbimeve publike online, portali e-Albania do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik.

Për këtë arsye, portali do të jetë përkohësisht jashtë funksionit në periudhën:

15 Maj, ora 22:00 – 18 Maj, ora 08:00

Gjatë kësaj kohe, aksesi në shërbimet elektronike nuk do të jetë i mundur.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

foto galeri