Rumunët u janë rikthyer masivisht shesheve kryesore të vendit, për të protestuar kundër socialdemokratëve në qeveri.

Sikurse kanë njoftuar mediat rumune, të sjella në shqip nga “tetova sot”, rreth 20 mijë manifestues marshuan para ndërtesës së parlamentit në Bukuresht.

Ata protestojnë kundër ndryshimeve, që propozon qeveria në sistemin e drejtësisë dhe sistemit të tatimit të pagave. Ndryshimet kontestohen nga shoqëria civile por edhe nga Komisioni Europian.

Protesta e të dielës konsiderohet si më e madhja prej manifestimeve antiqeveritare të shkurtit.