E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, së fundmi ka nxitur sërish spekulimet për shtatzëninë e saj.

Shkas për këtë janë bërë fotografitë e saj të fundit, ku 22-vjeçarja vuri në pah trupin e saj me bikini në një festë në Korsikë, ku ndodhej bashkë me yllin e Real Madridit, shkruan e përditshmja The Sun.

Cristiano Ronaldo dhe Gerogina së bashku me pushime në brigjet e Korsikës

Imazhet sugjerojnë se ajo ka disa shenja të hershme të shtatzënisë, gjë që do të thotë se një vëlla/motër për djalin e Cristianos është rrugës.

Ronaldo dhe Rodriguez dukeshin komod teksa çlodheshin në një jaht lukzoz në ishullin mesdhetar, bashkë me djalin e vogël të futbollistit.

Ata janë në qendër të vëmendjes së paparacëve, të cilët i ndjekin ngado. Kanë qenë pikërisht paparacët ata që kanë kapur me aparatet e tyre edhe një moment delikat, kur e dashura bukuroshe e Ronaldos ishte duke i hequr brekët në jahtin e tyre luksoz. Fotot kanë bërë xhiron e botës në pak kohë.

Për t’u rikthyer sërish tëe shtatzënia e dyshuar, javën e kaluar, Rodriguez publikoi një fotografi në Instagram, ku shfaqej pranë një doktori të njohur të kryeqytetit spanjoll, ndërsa kjo gjë bëri që thashethemet për shtatzëninë e saj të përhapen me të madhe.