Pak javë para përfundimit të vitit, qeveria ka vendosur shpërndarjen e bonusit të fundvitit për pensionistët.

Në një fjalë në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri me dije se bonusi do të ndahen sipas fashave të një viti më parë:

“Kush ka pension deri në 20 mijë lekë do të marrë 15 mijë lekë, dhe kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrë bonus fundviti 10 mijë lekë”, – tha Malaj.

Sipas ministrit, bonusin do ta përfitojnë rreth 756 mijë pensionistë, ndërsa shpërndarja e tij është planifikuar të bëhet gjatë muajit dhjetor.

Ky vendim synon të mbështesë pensionistët dhe të lehtësojë shpenzimet e tyre gjatë periudhës së festave, duke siguruar një mbështetje financiare për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve më të moshuar.