Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në projektbuxhetin e vitit 2026 do të nisë praktikë e indeksimit vjetor të pagave për punonjësit e sektorit publik, praktikë që deri tani zbatohej vetëm për pensionistët.
“Kemi një lajm tjetër shumë të mirë: fillon politika e indeksimit vjetor për punonjësit e sektorit publik, qoftë në nivel qëndror, qoftë vendor, të cilat do të përditësohen çdo vit. Kjo politikë e re, e kombinuar me rritjen e përgjithshme të pagës minimale, do të shtojë gati 100 milionë euro që nga viti 2026, për të rritur fuqinë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore,” tha Rama.
Sipas kryeministrit, përfitues do të jenë:
-
10,600 punonjës shërbimi – rritje prej 10,000 lekë të reja në muaj;
-
Specialistë të administratës publike – rritje prej 5,000 lekë të reja;
-
Mësues – rritje prej 3,000 lekë të reja;
-
Sektori i Shëndetësisë dhe policia – përllogaritja e vjetërsisë në punë do të përfshihet për herë të parë.
“Kjo praktikë do të bëhet çdo vit dhe do të prekë çdo kategori të punonjësve publikë. Ata që na dhanë besimin me 83 mandate meritojnë çdo vit më shumë dhe do të kenë çdo vit e më shumë,” shtoi Rama.






