Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se cilat kategori do përfitojnë nga paketa e zgjeruar e ndihmës në kuadër të luftës me koronavirusin.
“Kjo paketë është konceptuar si një pagesë e vetme dhe përmbledh disa kategori:
10 mijë punonjës të turizmit
66 mijë punonjës që janë larguar, pezulluar nga biznesi i madh mbi 14 mln lekë të reja xhiro në vit
100 mijë punonjës në biznese të vogla që kanë punuar me xhiro minimale për shkak të mbylljes dhe nuk përfituan nga paketa e parë.
U pretendua se u refuzuan bizneset e vogla, sikur u mohua ndihma jonë.
Jo. Shumica prej tyre nuk mund të miratoheshin se nuk ishin të përfshira në paketën e parë që edhe pse e thamë që janë goditur rëndë në xhiron e tyre, do përfshiheshin në paketën e zgjeruar dhe ja ku jemi sot, ku jemi të gatshëm ti trajtojmë ndershmërisht e seriozisht me gjithë mundësinë që na jep llogaria financiare, me armikun që e kemi vërdallë.
Për kategorinë e 100 mijë qytetarëve që përfshihen ata që janë në biznesin e vogël, do vëmë në dispozicion 4 miliardë lekë dhe çdo individi në këtë kategori do i japim 400 mijë lekë drejtpërdrejtë.
Për punonjësit që e kanë humbur punën në biznes private 66 mijë punonjës
do vëmë në dispozicion 2.64 miliardë lekë dhe ata do marrin 400 mijë lekë direkt.
Për turizmin, fasonë e veprimtaritë prodhuese paketa e zgjeruar do krijojë kapital qarkullues, por në listën e individëve që do ndihmohen drejtpërdrejt janë edhe 10 mijë punonjës që do marrin 400 mijë lekë, bëhet fjalë për 4 milionë dollarë të tjera”.






