Lideri i Partisë Radikale Serbe Vojislav Sheshel, i cili edhe vetë po gjykohet nga Gjykata e Hagës për krime lufte, ka thënë se dënimi i Ratko Mladiqit me burg të përjetshëm është politik.

“Aktgjykimi është politik, i drejtuar kundër popullit serb që mori pjesë në luftë ”, ka thënë Shesheli për televizionin serb Pink.

Ndërsa  kryetari i Kuvendit Popullor të Bosnje Hercegovinës, Nedelko Çubriloviç, mendon se me vendimin e sotëm Gjykata e Hagës  ka vazhduar praktikën e deritashme të shqiptimit të dënimeve të larta ish-udhëheqësisë politike dhe ushtarakë.

Politologu serb Dragomir Angjelkoviç konsideron se “qëllimi i  vendimit të Hagës nuk është drejtësia dhe pajtimi në rajon, por që popullit serb t’i imponohet faji kolektiv për krimet gjatë luftës”.

Por ndryshe mendojnë të prekurit nga urdhërat e Mlladiç.

Viktimat dhe të afërmit e tyre e shihnin vendimin  në një qendër përkujtimore pranë Srebrenicës dhe  shpërthyen në brohoritje pasi u lexua vendimi i Hagës.
Në grup nënash nga  Srebrenica  ishte pjesërisht të kënaqura dhe disa nga ata thanë se Mlladiç e meritonte një dënim më të ashpër se ai që mori raporton BBC.