Luiz Ejlli pritet të rikthehet shumë shpejt në Big Brother VIP Albania, por këtë herë jo si banor i rregullt. Bëhet fjalë për një hyrje të kufizuar në kohë, në edicionin e pestë të spektaklit, ku ai do të qëndrojë vetëm për pak ditë, ose edhe vetëm për disa orë.

Sipas informacioneve, Luizi do të hyjë në shtëpinë e famshme të shtunën dhe do të largohet të martën, ndërsa një tjetër version flet për një futje simbolike, vetëm për disa orë. Thuhet se prania e tij lidhet me mbështetjen për Rogertin.

Vetë fituesi i edicionit të dytë ka preferuar të lërë gjithçka në kuadër të misterit:
“Thonë ku ka zë, nuk është pa gjë. Ka pasur oferta, por unë kam qejf me një lëvizje që do bëj… duroni edhe pak ditë”, u shpreh Luizi në një intervistë për mediat në Kosovë.

Ai shtoi se shumë shpejt gjithçka do të bëhet e qartë:
“Me një lëvizje që do bëj, do e marrin përgjigjen të gjithë. Duroni edhe pak, diku 10 ditë.”

Futja e Luiz Ejllit në Big Brother VIP, edhe nëse do të jetë për një kohë shumë të shkurtër, shihet si një lëvizje e zgjuar mediatike. Nga njëra anë, shërben si promovim për filmin që ai ka realizuar së bashku me Kiarën, ndërsa nga ana tjetër konsiderohet si një përgjigje indirekte ndaj “Ferma VIP”, format me të cilin nuk arriti një marrëveshje.

Përflitet se Luizi kishte kërkuar 250 mijë euro për rolin e Kryeplakut në “Ferma VIP”, kërkesë që është refuzuar kategorikisht nga organizatorët, duke çuar në ndërprerjen e bisedimeve.

Sipas raportimeve jozyrtare, pikërisht mosmarrëveshja financiare ka sjellë edhe ftohjen e marrëdhënieve mes palëve.

Siç thotë edhe vetë Luizi: “Ku ka zë, nuk është pa gjë!”
Ndaj edhe indinjata ndaj mediave për publikimin e informacioneve të tilla duket e pavend — veçanërisht për të gjithë “Luizët” që e dinë mirë si funksionon loja e vëmendjes publike.