
Nga postimet në Instagramin e saj, të gjithë e kuptuan se këngëtarja shqiptare Rita Ora ka ardhur në Tiranë enkas për një gëzim familjar. Si një prej personazheve që ndjek çdo festë të madhe jo vetëm të familjes së ngushtë, por edhe të fisit, këtë herë Rita i la mënjanë koncertet dhe angazhimet e tjera të muzikës për të mos munguar në dasmën e kushërirës së saj, vajzës së tezes, e cila kurorëzon dashurinë e saj me një djalë nga Shqipëria.

Familjarë e të afërm të tjerë, si dhe miq të ngushtë të këngëtares janë mbledhur sonte për t’iu gëzuar një dasme tradicionale shqiptare, me të gjitha detajet nga trojet tona.

Por përveç festës krejtësisht shqiptare, Rita ka takuar në Tiranë edhe shumë miq të tjerë e bashkëpunëtorë. Duke shfrytëzuar rastin, ajo ka takuar edhe producenten Alketa Vejsiu, me të cilën, shumë shpejt i pret një takim në Londër.

Për çfarë do të takohen dhe çfarë do të diskutojnë në të ardhmen e afërt? Ëmmm, është akoma herët. Surprizë! Të presim…







