Një aeroplan i vogël me pasagjerë është rrëzuar në Lindjen e Largët të Rusisë, duke vrarë të paktën gjashtë persona që ishin në bord, sipas policisë lokale. Një fëmijë i ka mbijetuar përplasjes.

Aeroplani u rrëzua pasi ishte gati të zbriste në aeroportin lokal në fshatin Nelkan, mbi 1.000 km nga Khabarovsk.

Shtatë persona ishin në bord, duke përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit dhe një fëmijë katërvjeçar, thonë autoritetet lokale.

Ekspertët shohin tre shkaqe të mundshme të rrëzimit, duke përfshirë kushtet e vështira të motit, ndonje gabim i pilotit apo çështjet teknike te aeroplanit.

Ministria e Transportit tha se Komiteti i Aviacionit Ndërshtetëror (IAC) gjithashtu do të bashkohet me analizën qe do behet per shkaqet e ngjarjes se rende.