Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur lajmin e mirë për punonjësit shqiptarë: paga minimale nga 1 janari 2026 do të rritet në 500 euro.

“Sot jam me kostum sepse për pak marrim në dorëzim pjesën e luanit në Projektbuxhet që i takon pensionistëve. Në 2027 shtojmë shtesën përveç indeksimit, në 2028 e trefishojmë, dhe në 2029 do të jenë 400 milion euro plus indeksimi. 1.7 miliard euro më shumë që pensionistët do të marrin mbrapsht”, tha Rama gjatë njoftimit.

Ai shtoi se këto 500 euro përbëjnë rritjen e parë të pagës minimale, por nuk do të jenë të vetmet: brenda mandatit të tij, paga minimale pritet të arrijë në 700 euro.

Ky njoftim vjen si pjesë e masave për përmirësimin e standardit të jetesës dhe rritjen e fuqisë blerëse për punonjësit shqiptarë.