Sara Hoxha është parë së fundmi në shoqërinë e Erion Gina, teksa të dy kanë zbritur së bashku nga një avion, duke ngjallur menjëherë kuriozitet dhe reagime në rrjet.

Pamjet që po qarkullojnë tregojnë momentin kur dyshja dalin nga avioni dhe lëvizin së bashku, çka ka shtuar spekulimet për raportin mes tyre. Ende nuk ka një reagim publik nga Hoxha apo Gjina lidhur me praninë e përbashkët në udhëtim, ndërsa burime pranë tyre nuk kanë dhënë detaje mbi destinacionin apo arsyen e udhëtimit.

Shfaqja e përbashkët vjen në një moment kur jeta personale e Sarës ka qenë shpesh në fokusin e mediave rozë, duke e bërë çdo lëvizje të saj objekt diskutimi.

Mbetet për t’u parë nëse dyshja do të reagojë për të sqaruar natyrën e raportit mes tyre apo nëse bëhet fjalë thjesht për një udhëtim të përbashkët.