Guvernatori i Bankës së Shqipërisë,Gent Sejko pas një mbledhje të zhvilluar me Këshillin Mbikqyrës bëri bilancin e vitit të shkuar.
Sejko tha se ekonomia shënoi rënie 3.5%, kreditë shkuan në nivel 7.7% ndërsa niveli i kredive të këqija mbeti në nivel 8.1%.
Sipas tij defiçiti buxhetor në 11 muajt e parë të 2020 kaloi 5% ndërsa tha se në vijim norma bazë e interesit do të mbetet 0.5%.
Sejko: Aktiviteti ekonomik shfaqi tendenca rikuperimi në tremujorin e fundit të vitit, por mbetet ndikimi negativ i ekonomisë si në makro-ekonomi dhe në bizneset e vogla edhe individë. Inflacioni arriti vlerën mesatare në tremujorin e katërt të 2020. Sipas INSTAT aktiviteti ekonomik shënoi rënie 3.5% gjatë 3-mujorit të tretë. Zgjerimi i kërkesës agregate u pasqyrua në rritjen e aktivitetit ekonomik në industrinë e ndërtimit. Përmirësimi i ekonomisë u pasqyrua dhe në rritjen e puënsimit. Rikuperimi është ndihmuar dhe nga stimuli fiskal dhe politikat monetare.
Defiçiti buxhetor kaloi 5% në 11 muajt e vitit të kaluar. Sipas vlerësimeve tona, politikat monetare krijuan një ambient të përshtatshëm, kursi i këmbimit ishte në nivel të qendrueshëm. Kredia për sektorin privat shënoi rritje 7.7% në 2020, duke ndihmuar familjet shqiptare. Banka e Shqipërisë vlerëson se sektori privat ka ndihmuar në përballimin e pandemisë.
Normalizimi i ekonomisë do të vijojë të mbështet nga stimuli i politikave ekonomike. Balanca e rreziqeve mbetet në kahun e poshtëm, nga përkeqësimi i mundshëm i pandemisë në vend dhe në botë. Këshilli mbikqyrës vendosi të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit në 0.5%. Këshilli mbikqyrës theksoi se politika monetare do të mbetet favorizuese, që do të mundësojë kthimin e inflacionin në nivele të qendrueshme.
Pyetje: A ka vend për masa të tjera?
Sekjo: Lufta kundër parasë ‘cash’ ka qenë në fokus gjatë kësaj kohe, gjithmonë ndodh në të tlla situatash krize. Paraja duhet të qarkullojë përmes bankave, por duhet të modernizohet sistemi i pagesave. Heqja e komisioneve në bankat e nivelit të dytë ka pasur ndikimin e tyre. Gjatë këtij viti do bëjmë të mundur qarkullimin e pagesave në euro.
Kreditë e këqjia do vijnë në rritje thamë, por në 2020 nuk janë rritur, ishte 8.1%. është një tregues pozitiv. Dhe kredia u rrit 7.7%. sektori financiar pavarësisht nga kriza pati rezultat pozitiv.






