Sa here që bie shi, rrugët e qytetit te Vlores përmbyten. Reshjet e shiut të rëna gjatë natës në qytetin bregdetar të Vlorës, kanë shkaktuar përmbytje dhe vështirësi në qarkullim , teksa rrugët kryesore janë të përmbytura.

Raportohet se rruga “Albano-Romina” është gati e pakalueshme për shkak të reshjeve . Situata është përkeqësuar në qytet jo vetëm për automjetet, por edhe për qytetarët. Reshjet e dendura kanë bllokuar rrugen dhe trotuaret janë bërë të pakalushme.