Ronaldo udhëheq Realin drejt titullit te ri
Zinedien Zidane ka thënë se sa herë Real Madrid ka nevojë, aty është Cristiano Ronaldo
18/04/2017
Real Madridi ka mundur Bayern në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e ardhshme.
Pas fitores 1 me 2 në ndeshjen e parë, Bayerni pas 90 minutave fitoi me të njëjtin rezultat për ta çuar ndeshjen në shtesë.
Golat në kohën e rregullt i shënuan Lewandowski dhe një autogol i Ramosit për Bayernin dhe Ronaldo për Realin.
Në shtesë, Bayerni nisi me një futbollist më pak pasi Arturo Vidal u ndëshkua me të kuq në fund të takimit.
Cristiano Ronaldo shënoi edhe dy herë ndërsa golin e fundit e shënoi Asensio për të vulosur fitoren me rezultat 4 me 2
Pavarësisht se Cristiano Ronaldo shënoi tre gol në fitoren 4:2 ndaj Bayern Munichut, ai u vërshëllye nga tifozët e Realit.
Në ndihmë portugezit i ka dal Zinedine Zidane, i cili tha se Ronaldo është gjithmonë aty kur ka nevojë Reali.
“Ronaldo sot ka treguar se në momentet vendimtare është aty dhe e bën diferencën. Ai është unik dhe ne jemi të lumtur që e kemi në skuadër”, tha Zidane.





