Momente tensionuese kanë ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku njëra nga banoret Suanita ka kërkuar me ngulm të largohet nga gara.

Situata ka eskaluar gjatë qëndrimit të saj në dhomën e rrëfimit, nga ku është dëgjuar duke bërtitur me zë të lartë fjalët “më lini të dal”, duke ngritur dyshime për një përplasje me produksionin.

Zërat dhe të bërtiturat janë dëgjuar edhe nga banorët e tjerë. Në oborr, Londrimi, Dolçe dhe Benita kanë nisur ta komentojnë situatën, të habitur dhe të shqetësuar nga ajo që po ndodhte pas dyerve të mbyllura. Komentet e tyre janë transmetuar për pak çaste, por situata është ndërprerë papritur.

Menjëherë pas kësaj, produksioni ka vendosur muzikë në sfond, duke mbuluar bisedat e banorëve dhe duke mos lejuar dëgjimin e mëtejshëm të reagimeve lidhur me këtë moment delikat. Ky veprim ka nxitur reagime dhe pikëpyetje të shumta nga publiku në rrjete sociale.

Deri më tani, produksioni i Big Brother VIP Kosova nuk ka dhënë një sqarim zyrtar lidhur me ngjarjen apo fatin e banorës në fjalë.

Mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të diskutohet në prime-in e ardhshëm.