Linja e transmetimit të energjisë Shqipëri-Kosovë që iu ka kushtuar taksapaguesve rreth 70 milionë euro, ka dështuar. Një muaj nga koha kur linja 400 kv Shqipëri–Kosovë, u deklarua se ka nisur operimin nga Operatori i Sistemit të Transmetimit i drejtuar nga Skerdi Drenova, mësohet se kjo linjë nuk funksionon.

Në fotot dhe videot e siguruara shihet njëra prej shtyllave të rrezuara në zonën e Tropojës duke penguar transmetimin e energjisë mes dy vendeve. 10 vite nga marrja e borxhit për këtë linjë dhe Shqipëria ka shlyer gjysmën e kredisë për ndërtimin e saj, ky investim nuk ka arritur të jetë frytdhënës, ndonëse Operatori i Sistemit të Transmetimit në 14 Dhjetor në një konferencë online me homologët kosovarë njoftoi nisjen e funksionit të kësaj linje.
Linja kryesore e eskporit me Kosovën nuk funksionon pasi OST e drejtuar nga Skerdi Drenova inaguron investime që nuk funksionojnë disa ditë më vonw. Pas kësaj situate lindin dyshime për cilësinë e investimeve, transparencën e investimeve dhe kush e ka bërë auditimin e projektit që është dorëzuar për tu vendosur në funksion. Linja 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë ka një shtrirje në një gjatësi totale prej 241 kilometrave nga të cilat 151 kilometra shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 kilometra në territorin e Kosovës.






