“Big Brother VIP Albania 5” ka nisur menjëherë me tensione dhe përplasje mes banorëve, të cilët kanë hyrë në shtëpi me një synim të vetëm: fitimin e çmimit të madh.

Që në mëngjesin e ditës së parë, situata është ndezur mes Ilirit dhe Kristit, pas vendimit të këtij të fundit për ndarjen e krevateve. Kristi, i cili fitoi sfidën e “Bajames”, mori përsipër organizimin e fjetjes, por zgjedhja e tij nuk u prit aspak mirë nga Iliri.

Ky i fundit reagoi ashpër, duke u shprehur se nuk pranonte të flinte në të njëjtin krevat me një mashkull tjetër, në këtë rast me Armirin, gjë që solli një debat të tensionuar mes dy banorëve.

Pjesë nga debati:

Iliri: Profesor Kristi…

Kristi: A mund ta shpreh mendimin të lutem? Pse nuk më dhe një mundësi ta sheshonim?

Iliri: Ti me këtë qetësinë tënde dhe me këtë buzëqeshjen tënde helmuese… je shumë i vogël. Sa të hapësh gojën, unë të kuptoj. Ti harroje, më dëgjo mua. Ti jep tip që ta fut edhe qesh, skuth. Skuthët janë kështu.

Kristi: Skuth jam unë?

Debati u mbyll pa një zgjidhje të qartë, por sinjalizoi se sezoni i pestë i BBV pritet të jetë i mbushur me tensione, përplasje karakteresh dhe lojë të fortë që në ditët e para.