Në natën finale të Eurovision 2026, Shqipëria do të përfaqësohet nga kënga “Nan”, interpretuar nga Alis, një prej performancave që ka tërhequr vëmendje të madhe që në gjysmëfinale.
Në garë për vendin e parë janë gjithsej 25 shtete, ndërsa spektakli i madh do të hapet nga Danimarka. Shqipëria do të performojë e pesta në renditje, një pozicion që konsiderohet i favorshëm për të tërhequr votat e publikut dhe jurive.
Alis arriti të elektrizojë arenën e Wiener Stadthalle gjatë natës së dytë gjysmëfinale, duke e kthyer “Nan” në një nga këngët më të klikuara dhe më të komentuara të këtij edicioni.
Mbrëmja do të mbyllet nga Austria, vendi mikpritës i këtij viti, që do të performojë e fundit në skenë.
Renditja e plotë e shteteve në natën finale:
- Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
- Gjermani: Sarah Engels – Fire
- Izrael: Noam Bettan – Michelle
- Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
- Shqipëri: Alis – Nân
- Greqi: Akylas – Ferto
- Ukrainë: LELÉKA – Ridnym
- Australi: Delta Goodrem – Eclipse
- Serbi: LAVINA – Kraj Mene
- Maltë: AIDAN – Bella
- Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS
- Bullgari: DARA – Bangaranga
- Kroaci: LELEK – Andromeda
- Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
- Francë: Monroe – Regarde!
- Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
- Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
- Poloni: ALICJA – Pray
- Lituani: Lion Ceçah – Sólo Quiero Más
- Suedi: FELICIA – My System
- Qipro: Antigoni – JALLA
- Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
- Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA
- Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me
- Austri: COSMÓ – Tanzschein
Si do të funksionojë votimi
Në finalen e Eurovision 2026, votimi do të hapet pak para performancës së parë dhe do të qëndrojë aktiv gjatë gjithë spektaklit. Pas këngës së fundit, publiku do të ketë edhe 40 minuta kohë për të votuar.
Çdo person mund të votojë deri në 10 herë për këngën e preferuar, duke rritur ndjeshëm ndikimin e publikut në rezultatin final.






