Sot, në orën 10:00, ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, hyri në qelinë e tij në burgun parisian të njohur si “La Santé”, që mban emrin e rrugës ku ndodhet (42 rue de la Santé, Paris). Rreth orës 9:40, ai u paraqit aty në prani të bashkëshortes së tij.
«Oh bienvenue Sarkozy !”, bërtitën të burgosurit nga dritaret e qelive të tyre.
Me vete kishte dy libra: “Le Comte de Monte-Cristo” dhe “Pardonnez-leur ils ne savent pas ce qu’ils font”.

Sarkozy do të qëndrojë në një qeli prej 9 m³ dhe ka të drejtë të dalë në oborrin e tij dy herë në ditë, nga një orë secila. Gjatë këtyre daljeve ai do të jetë krejtësisht i vetëm, për shkak të funksionit të tij të mëparshëm, i cili mund ta ketë detyruar të marrë vendime administrative ndaj personave që sot mund të kërkojnë hakmarrje. Gjithashtu, ai ka të drejtë për tre takime në javë me familjarët.

Në dhomë do të ketë një shtrat dhe një furnelë për gatim. Edhe pse ka apeluar vendimin, dhe në pritje mund të mos ishte izoluar, drejtësia e ka parë të arsyeshme ta burgosë menjëherë, pa dhënë shumë shpjegime.

Ai u dënua një muaj më parë në atë që njihet si “procesi libian”, ku dyshohet se fushata e tij elektorale është financuar nga fonde libiane. Në realitet, gjatë procesit kjo nuk u provua kurrë. Duhet theksuar se emri i tij nuk del askund në dokumentet e hetimit. Dy nga ndihmësit e tij janë ata që kanë ndërmarrë veprime të dyshimta (takim me nje të afërt tË Kahdafit). Ai u përfshi në proces vetëm sepse bëhej fjalë për fushatën e tij elektorale, dhe “par définition” konsiderohet si pjesë e një “bande” me ndihmësit e tij — gjë që, siç u tha, nuk u provua dhe nuk ekziston asnjë dokument ku të shfaqet firma e tij për fonde të ardhura nga jashtë. Nuk u provua as perdorimi i fondeve të tilal ne fushatë.

Drejtësia franceze nuk i fal raste të tilla. Kujtoj se edhe presidenti Jacques Chirac rrezikoi të dënohej, sepse një nga sekretaret e tij kishte blerë bileta avioni për ekipin e tij me para në dorë dhe jo me çek.

E kujtoj Sarkozin si një nga presidentët që u përpoq të vendoste rendin në lagje dhe qytete ku policia nuk guxonte të hynte për shkak të krimit të organizuar. Kjo shkaktoi një valë urrejtjeje që u amplifikua nga ekstremi i majtë, i cili bëri çmos ta diabolizonte.

Përgjigjja e apelimit mund të vonojë deri në dy muaj.