Njëzet persona janë vrarë dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një makine bombë në një zonë ku strehoheshin familjet e zhvendosura për shkak të luftës, në Sirinë lindore.

Lajmin e shpërthimit pranë qytetit Deir ez-Zor e jep media shtetërore siriane SANA pasditen e kësaj të premteje, ndërkohë që raporton se pas këtij sulmi të përgjakshëm fshihet ISIS.

Sulmi ndodhi në afërsi të zonës së al-Jafrës, e cila kontrollohet nga qeveria siriane.