Aktorja e famshme Susan Sarandon vazhdon t’i qëndrojë besnike kundërshtimit të saj të vendosur ndaj Hillary Clinton gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar.
“Unë mendova se ishte shumë, shumë e rrezikshme. Ne do të ishim në luftë, nëse ajo do të ishte bërë president. Nuk do të ishte shumë e butë”,- është shprehur aktorja për ”The Guardian”.
Aktorja gjithashtu mbrojti votën e saj për kandidatin e Partisë së Gjelbër Jill Stein duke vënë në dukje se Donald Trump nuk do të fitonte në Nju Jork gjithsesi.
Sarandon, një nga aktoret e dashura edhe të shqiptarëve, gjithashtu detajoi disa nga mesazhet e zemëruara që ajo ka marrë që nga zgjedhjet.







