Selvije Jao ka ndarë një rrëfim thellësisht prekës në rrjetet sociale, duke kujtuar bashkëshortin e saj të ndjerë, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta më 26 nëntor si pasojë e një ataku kardiak.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka publikuar për herë të parë bisedën e fundit mes tyre, duke zbuluar shqetësimin më të madh të Shpatit për familjen, pak para se të merrte në konsideratë hyrjen në “Big Brother VIP”. Fjalët e Selvijes pasqyrojnë dhimbjen e thellë, mallin dhe boshllëkun e madh që ka lënë pas humbja e tij.

“Nuk e mendoja kurrë që jeta do të më sfidonte kështu. Që të gjitha ato plane, strategji, përgatitje, ëndrra… do të përfundonin në mungesën tënde të përjetshme. Unë prita deri në këto momente. Prita që të hysh në Big, sikur gjithçka të ishte vetëm një vonesë e gjatë. Zemra po më plas nga mungesa jote, sepse të kërkoj kudo… dhe nuk të gjej askund. Roeli rritet pa dorën tënde dhe unë mësoj çdo ditë të jetoj me një dhimbje që nuk mësohet kurrë të shuhet. Më mungon, Shpat. Më mungon më shumë se sa fjalët mund ta mbajnë”, shkruan Selvije Jao.

Rrëfimi i saj ka prekur ndjekësit, duke sjellë në vëmendje dhimbjen e një humbjeje të parakohshme dhe dashurinë që mbetet e gjallë përtej mungesës.