Një situatë familjare e papritur e ka detyruar Florin të ndërpresë rrugëtimin e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Gjatë mbrëmjes së sotme, bashkëshortja e tij ka kontaktuar produksionin për të komunikuar me Florin, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të njërit prej fëmijëve të tyre. Lajmi është përcjellë përmes një telefonate emocionale, e cila e vuri banorin përballë një vendimi të vështirë.

Në bisedë, vëllai i Florit e siguroi se nuk bëhej fjalë për diçka alarmante, por sqaroi se fëmija kishte temperaturë dhe kishte nevojë për praninë e babait. “Nuk ka vend për shqetësim të madh, por fëmijët kanë nevojë për ty. Nëse ke mundësi, duhet të jesh pranë tyre,” u shpreh ai.

Përballë kësaj situate, Florit iu desh të largohej nga shtëpia e Big Brother, duke vënë familjen mbi çdo angazhim tjetër.