Tërmet i fortë godet Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë këtë të martë në Prishtinë. Mësohet tërmeti ka qenë me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter. Tërmeti ishte me epiqendër në Shtërpcë.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja është regjistruar në orën 22:05:08, në thellësi prej rreth 10 kilometrash. Tërmeti është ndjerë në disa rajone të vendit, si edhe në Shkup dhe Tetovë.

Një lëkundje e fortë tërmeti është ndjerë mbrëmjen e sotme në Tetovë dhe zonat përreth saj, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Sipas të dhënave fillestare nga Sistemi i Alarmimit për Tërmete në Android, bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 4.3 ballë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:05, ndërsa epiqendra ka qenë në rajonin e komunës së Tearcës, pranë Tetovës.

Dridhjet janë ndjerë qartë në Maqedoninë e Veriut, por raportime për lëkundje ka pasur edhe nga Kosova dhe Serbia, për shkak të afërsisë me epiqendrën.