Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, vijon të jetë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e saj personale dhe historitë sentimentale. Ajo foli hapur për komentet dhe reagimet, shpeshherë fyese, që ka marrë ndër vite në rrjetet sociale për shkak të lidhjeve të saj romantike.

Me humorin që e karakterizon, Dembacaj u shpreh se ish-partnerët e saj janë kthyer në një lloj “fenomeni” online, duke shtuar se, në një farë mënyre, kjo situatë nuk e bezdis. Përkundrazi, ajo pranoi se disa prej komenteve i ka parë edhe si argëtuese.

Gjatë bisedës me Blendi Fevziun, aktorja theksoi se krahasimet dhe sulmet ndaj saj kanë qenë të shumta, madje shumë më intensive se ato që u drejtohen figurave të tjera publike. Sipas saj, ka persona që përpiqen të përfitojnë nga çdo kontakt i vogël që kanë pasur me të, vetëm për të marrë vëmendje dhe për të ndërtuar famë në kurrizin e jetës së saj private.

Ajo shtoi në emisionin “Opinion” se këta individë, sipas saj, janë në një garë të vazhdueshme për vëmendje dhe përdorin historitë me ish-partnerët e saj si mjet për të qenë në qendër të diskutimeve. Dembacaj nuk e mohoi faktin se vetë ka zgjedhur të jetë transparente për jetën e saj, duke e bërë këtë një arsye më shumë pse temat personale kthehen shpesh në “hit” në rrjet.

Në fund, aktorja pranoi se nuk e shqetëson vëmendja e shtuar, madje tha se deri diku edhe e shijon gjithë këtë zhurmë që krijohet rreth saj, duke e parë si pjesë të lojës së famës dhe ekspozimit publik.

Rudina Dembacaj: Blendi t’i more shembull Eva Muratin, por ti nuk e ke idenë, ia kaloj nja 5 miliardë herë Evës për komentet që më kanë ardhur për jetën personale.

Blendi Fevziu: Çfarë të thonë me aman?!

Rudina Dembacaj: Ka njerëz që përfitojnë nga kjo gjëja, ka njerëz ku të hanë nga një ‘copë tortë’, të gjithë në garë për vëmendje. Të ‘mjerët’ kërkojnë vëmendje nga asgjëja. Kanë pasur një kontakt të caktuar me mua në një pikë të jetës dhe shfrytëzojnë gjatë gjithë kohës atë gjë për të marrë vëmendje dhe për të krijuar vëmendje, më të marrë famë. Merren me ish-at e mi, janë bërë hit. Se unë i bëj edhe publike gjërat!

Blendi Fevziu: Po ty ç’të duhet?! Ti e kruan vetë!

Rudina Dembacaj: Pikërisht pra se mua deri diku edhe më pëlqejnë këto komente.