Tirana, nga ferri në parajsë, për Skënderbeun sezon i dështuar
ka përfunduar në “Elbasan Arena” finalja e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Tiranës, e cila përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të bardhebluve.
Fillimisht shënoi Edeh në minutën e 20-të, ndërsa në të 86’ barazon Marko Radas për korçarët. Në kohën shtesë kryeqytetasit shënojnë dy herë të tjera, me Moises në minutën e 103-të dhe Merveil me 11-metërsh në të 114’.
Me këtë trofe skuadra kryeqytetase ngushëllohet disi, për shkak të rënies nga kategoria. Sezonin e ri bardheblutë për herë të parë do të luajnë në Kategorinë e Parë, ndërsa si fitues të Kupës do të marrin pjesë në Europa League.
Për Skënderbeun ky sezon mund të quhet i dështuar, pasi nuk arriti të fitojë asnjë trofe. Në kampionat u rendit i treti, teksa humbi dhe finalen e Kupë






